Në kërkim se abuzoi me tendera, arrestohet ish-zyrtari i Bashkisë së Gramshit, Alban Rrodhe

Data

Policia e Elbasanit ka arrestuar 41-vjeçarin Alban Rrodhe, i dënuar me 6 muaj burg nga GJKKO për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim.

“Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, të mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim dhe ekzekutuan urdhrin e Prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për ndalimin e shtetasit A. Rr., 41 vjeç, banues në Gramsh.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar 41-vjeçarin me 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim.”– njofton policia.

Rodhe dhe 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Gramshit abuzuan me këto tendera:

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related