8 ditë pa përfillje, mbyllet greva e ish-të përndjekurve politikë

Data

Merr fund pa përfillje greva e shtatë ish-të përndjekurve të diktaturës, të cilët kërkuan për më shumë se një javë vëmendje nga qeveria për rishikim të kompensimeve, pensioneve dhe kthim të ish-godinës së të persekutuarve politikë.

Një plastmas blu, dy dyshekë dhe katër batanije u bënë për tetë ditë strehë e disa ish-të përndjekurve, të cilët u ngujuan krah godinës që deri në vitin 2019 ishte seli e Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë.

Të zhgënjyer nga mospërfillja e ligjvënësve dhe më së shumti e shoqërisë, ata u shprehën për Citizens.al se kanë vendosur ta ndërprejnë këtu protestën e tyre pasi “të përndjekurit nuk i do njeri”.

Agron Talo tregoi se grevës i ishte bashkuar me qëllimin që të kishte më tepër vëmendje ndaj shtresës së tyre.

“Sot është dita e tetë e grevës së urisë, shikojmë mospërfillje qoftë nga ana e qeverisë, qoftë nga ana e shoqërisë civile, dhe shokëve e bashkë-vuajtësve,” – u shpreh Talo teksa shpjegoi se grevën e nisën shtatë persona por sot, të premten, ishin pesë pasi dy të tjerë kishin pasur probleme shëndetësore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related