PD letër Celibashit, del kundër votimit elektronik: Problmatikat cënuan rëndë procesin

Data

Partia Demokratike ka dalë kundër propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit për implementimin e votimit dhe numërimit elektronik për Qarkun e Durrësit dhe të Elbasanit për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Teksa bën kronologjinë e gjithë procesit për votimin elektronik të kërkuar nga PD që në vitin 2012, demokratët shprehen se implementimi i pjesshëm i këtij projekti në dy palë zgjedhjet e kaluara, krahas disa avantazheve dhe suksesit të pjesshëm solli edhe një seri problematikash të cilat jo vetëm e cënuan rëndë procesin, por edhe minuan në mënyrë serioze besimin e publikut dhe të forcave politike në të.

“Pamjet filmike të operatorëve të sistemit, të cilët përkundër kujdesit për mbarëvajtjen teknike të makinerive të votimit elektronik shkelën ligjin për të mbivendosur interesin partiak, duke votuar vetë në emër dhe për llogari të zgjedhësve të cilët nuk ishin aty ndërkohë që kjo përbën shkelje të Kodit Zgjedhor dhe vepër penale, dëshmojnë veprime që u konsumuan në prezencë të komisioneve të qendrave të votimit dhe ende sot mbeten të pahetuara si nga ana juaj ashtu edhe nga ana e organeve të drejtësisë të cilët duhet të vigjëlojnë mbi procesin zgjedhor. Mungesa në zbatim e garancive që ligji u jep zgjedhësve për të verifikuar votën dhe anuluar atë, mungesa e mekanizmave që garantojnë verifikim të thelluar dhe transparencë, gjithashtu minuan besimin e zgjedhësve, subjekteve zgedhore dhe publikut në një proces që kërkon besim.”– shprehet PD.

Në përgjigjen drejtuar Celibashit, PD shkruan se në kushtet kur ende nuk është bërë një transparencë e plotë lidhur me problematikat që cilat kanë karakterizuar këtë proces, në mungesë të mekanizmave efikase të adresimit të problematikave të konstatuara, si dhe në presionin e një kohe të pamjaftueshme për një implementim efikas të kësaj teknologjie në zgjedhjet e ardhshme, “shprehim mosdakordësinë tonë lidhur me propozimin tuaj për implementimin e votimit elektronik në zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2025”.

Ndërkohë, theksojmë faktin se Partia Socialiste në përgjigjen drejtuar Celibashit, jo vetëm që është dakord, por kërkon implementimin e votimit dhe numërimit elektronik edhe në Qarkun e Tiranës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related