“Ka ardhur koha për një tur lamtumire”/ DW: Joe Biden në Gjermani, Presidenti i fundit transatlantik?

Data

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është edhe vetëm pak muaj në post, ka ardhur koha për një tur lamtumire. Pasi iu desh ta shtyjë vizitën e planifikuar për shkak të uraganit Milton, Biden viziton Gjermaninë të premten.

Si i pari president i SHBA-së që pas George H. W. Bush, Biden do të nderohet nga presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier me Kryqin e Madh të Urdhërit Federal të Meritës. “Me këtë medalje presidenti gjerman vlerëson meritat e presidentit Biden për miqësinë gjermano-amerikane dhe aleancën transatlantike, për të cilën Biden ka influencuar ndjeshëm në më shumë se pesë dekada dhe e ka forcuar atë”, komunikoi presidneca në Berlin përpara vizitës së parashikuar për në fillim të tetorit. Biden i ka pasur për zemër marrëdhëniet mes SHBA-së, Europës dhe SHBA-së e Gjermanisë në veçanti. Me mbylljen e presidencës së tij merr fund edhe një epokë.

“Unë mendoj, se atë mund ta cilësosh edhe si presidentin e fundit transatlantik”, thotë për DW Michelle Egan, profesore në American University në Uashington dhe eksperte për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Europës. “Kjo ka të bëjë me punën e tij shumëvjeçare në NATO, në Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe në Komisionin për Politikën e Jashtme në senatin e SHBA-së, gjë që i ka bërë të mundur atij të njohë shumë krerë europianë shtetesh, përpara se ai të bëhej president.

Përse është Biden një personalitet i madh transatlantik

Biden ka lindur më 1942. Ai u rrit në një vend, që ndihmoi Gjermaninë të rindërtohej pas Luftës së Dytë Botërore. Pas ndërtimit të Murit të Berlinit më 1961 ai mundi të shohë, se si Gjermania Perëndimore u bë një partnere e rëndësishme e SHBA-së gjatë Luftës së Ftohtë.

“Biden është që nga viti 1972 në politikë dhe ai fitoi përvojë në politikën e jashtme përmes përjetimeve nga Lufta e Ftohtë”, thotë për DW Peter Sparding, zëvendëspresidenti i Center for the Study of the Presidency and Congress. “Gjermania praktikisht ishte në epiqendër të këtij konflikti.”

Si zëvendëspresident gjatë presidencës së Barack Obama-s përvoja e Biden në politikën e jashtme kishte një rëndësi të madhe.
“Obama kishte përvojë shumë të kufizuar me politikën e jashtme” kur kandidoi për postin e presidentit, thotë Egan. “Kjo ishte arsyeja, që Biden mori detyrën e zëvendëspresidentit. Biden kishte lidhje dhe njohuritë e duhura.”

Obama ka qenë mjaft i preferuar në Europë, sepse ai rindërtoi raportet transatlantike pas presidencës së George W. Bush, nënvizon më tej Egan – e ishte Biden ai, që kishte një lidhje emocionale me Europën, e jo Obama.

SHBA dhe Gjermania: Shumë të përbashkëta

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related