Gazetari i njohur, Robert Papa, ka nxjerrë detaje nga vizita që do të bëjë kryeministri Edi Rama më 26 tetor në SHBA me shqiptarët që jetojnë e punojnë prej vitesh atje. Në një reagim për gazetën Z.Papa zbulon skandalin se Rama me patronazhistë nga Shqipëria që i ka në administratë po u kërkon të kontaktojnë njerëzit e afërt që kanë në Amerikë, që të shkojnë në takimin e Ramës në Neë York dhe Michigan. Sipas tij, Rama është me Sorosin, por kërkon pazare edhe me Trumpin. Papa është i bindur se FBI dhe CIA e shikojnë Ramën si kartë të djegur. “E kam thënë se i vetmi shtet ku shqiptaro-amerikanët mund të ndikojnë është Michigan. Shqiptarët janë të pakënaqur nga Grenell, sekseri i Ramës dhe Vuçiçit. Në një takim, shqiptarët e kanë sulmuar shumë Grenell, sepse ai tha se “ne do të punojmë me qeverinë Rama dhe do të shkatërrojmë Albin Kurtin.”
Kaq ka mjaftuar që organizatorët ta largojnë dhe të ankojnë te stafi i Trumpit. Sipas një burimi nga Detroit: “ Dyshohet se Edi Rama me patronazhistë nga Shqipëria që i ka në administratë po u kërkon të kontaktojnë njerëzit e afërt që kanë në Amerikë, që të shkojnë në takimin e Ramës në Neë York dhe Michigan. Paguajnë 300 $ për çdo pjesëmarrës. Nga Baltimore në Detroit $300 në ditë dhe karburant të paguar. Ka filluar kolonializmi i diasporës.” Nëse kjo është e vërtetë, është e rëndë dhe konsiderohet si ndërhyrje në ligjin elektoral në SHBA. Rama është me Sorosin, por kërkon pazare edhe me Trumpin, por FBI dhe CIA e shikojnë Ramën si kartë të djegur. Rama do të jetë në Neë York më 26 tetor në një takim elektoral për PS, por do të ndikojë edhe për votat e PS këtu që të kalojnë nga demokratët. Si sekser është Grenell”, shprehet Robert Papa.
Drejtori i CIA
Nga ana tjetër, Papa foli edhe për takimet e fundit të drejtorit të CIA në Ballkan. Gazetari thotë se ai injoroi Ramën duke dhënë mesazhin se kryeministrin e pret një fund tragjik. “Drejtori i CIA-s është nga zyrtarët më të lartë në Uashington. Shqipëria e ka provuar disa herë forcën e një Drejtori të CIA-s. Askush nuk harron 1997, por as vitin 2005, kur Drejtori i CIA-s erdhi në Tiranë dhe Nanos iu tha haptas: “Do largohesh.” Skenari po përsëritet, por këtë herë me një mesazh simbolik. Drejtori i CIA-s takoi gjithë drejtuesit e Ballkanit, madje dikë edhe Non Grata, por injoroi atë që vetquhet “lideri global,” sipas dosjeve të pafund të FBI, akuzuar nga “Ëashington Examiner” si “kreu i narko-shtetit të Ballkanit.”
Pas sulmit nga Uashingtoni, ka vijuar sulmi nga Berlini, mes një gazete të madhe gjermane. Rama e di mirë, ndaj ka filluar të flasë si Gadafi, sepse e ka betejën e jetës në zgjedhjet që mbahen vitin tjetër. Batutat e një karagjozi provincial nuk e shpëtojnë dot nga llumi i korrupsionit dhe akuzat e trafiqeve që nisin nga Ekuadori. Nëse do ta shikonin si aleatin e së ardhmes, do t’i rezervonin disa minuta takim me Drejtorin e CIA-s në një nga hotelet e Prishtinës. Akrobacive të tij për të shkatërruar reformën e drejtësisë, SHBA iu përgjigj me dërgimin e saj për të mbikëqyrur çdo ligj lidhur me reformën. Ambasada e SHBA-së doli haptas kundër Ramës kur mbrojti Xhaçkën. Pra, ka nisur të dalin kundër tij.
Edvini ka gjasa që t’i refuzohet dëshira të ishte i pranishëm te Konventa e Demokratëve pas aferave të dyshimta në Sazan me dhëndrin e dështuar të ish-presidentit Trump. Soros nuk e shpëton dot, aq më shumë që ai mund të veprojë si më 2005, kur braktisi Nanon. Rama e di mirë se sa thellë ka shkuar FBI me hetimet ndaj tij, dhe ka zëra jo vetëm me rastin McGonigal, por edhe për disa biznese të dyshimta. Edhe Mubaraku thoshte se do të fitojë zgjedhjet, madje edhe Gadafi bërtiste se “më do populli,” por fundi dihet. Rama nuk prodhon dot më asgjë. Kandili i tij ka nisur të shuhet! Amerikanët nuk mund të tolerojnë një “Orban turkoshak” apo një “Noriega” ballkanik”, thotë Robert Papa.
