Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu pas përfundimit të seancës në një prononcim për mediat tha se ‘po shqyrtohet një akt absurd nga pikëpamja ekonomike dhe ligjore’.
Sipas tij, ky akt “nuk ka përcaktuar se kush janë raportet dhe përgjegjësitë e ministrit, madje kanë deklaruar se nuk ka asnjë dëm ekonomik të shkaktuar nga ministri”.
“Prokurorët i kanë thënë eksperteve hidhni një gur ne lumë dhe ne e gjykata do nxjerrim gurin. Ky akt nuk ka përcaktuar se kush janë raportet dhe përgjegjësitë e ministrit, madje kanë deklaruar se nuk ka asnjë dëm ekonomik të shkaktuar nga ministri.
Ne këto municione i digjnim në Mjekës me financim të NATO-s që në total shkonte 10 mln euro. Kishim dy alternativa, ose ti digjnim ose ti demontonim me një teknologji që ishte rezultative.
