“Rama nuk mundet me xhiro në Bulevard”/ Deputeti i PD-së thirrje Berishës: Doktor ndaje mendje çfarë do bësh

Data

Deputeti demokrat, Tomor Alizoti nga protesta para Bashkisë së Tiranës i ka bërë thirrje Sali Berishës t’i japë drejtim aksionit opozitar si duhet të vijojë.

“Rama nuk mundet me xhiro në bulevard, mundet me protestë. Merreni seriozisht sepse arritja më e madhe në këtë vend ka qenë demokracia.

Doktor i nderuar ndaj mendjen çfarë do bësh, sepse radikalizmin ne nuk po e kërkojmë. Ka ardhur tani. Ne jemi në diktaturë, nuk mund të lejojmë që bijtë e baballarëve ta shtypin prapë demokracinë. Këtu nuk ka më drejtësi. Ndaje mendjen doktor, çfarë do bësh me këtë parti, si do e bësh këtë punë”, tha më tej deputeti

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related