SPAK, ligji i dekriminalizimit dhe “non-grata” e SHBA shkaktojnë “tërmet” në politikë, ja kush janë 21 deputetë që…

Data

Deputetët, tempulli i demokracisë, partitë politike. Kryetarët e partive politike dhe drejtues të lartë politikë, përfshira presidentë dhe kryeministra, e thonë vazhdimisht se krahas familjes së tyre ajo që i bën më shumë krenarë është partia e tyre politike. «Partia» votohet, krijon akses për pushtet, jep legjitimitet për të qeverisur dhe për të ndikuar në jetën publike, i bën politikanët dhe shefat e partive të paprekshëm. «Partia» sjell fitime të mëdha ekonomike, status shoqëror, lidhje të forta klienteliste, financim të madh personal, familjar dhe shoqëror.

Ndaj edhe në Shqipërinë, – të parafundit në nivel ekonomik në zonën europiane, në listën e më të pasurve bëjnë pjesë edhe ata, shefat e partive politike. Kjo është një tabelë statistikore e krijuar nga stafi monitorues i Institutit të Studimeve Politike (ISP), gjatë procesit të vlerësimit të integritetit të partive dhe parlamentit, si dhe ndikimeve informale në vendimmarrjen politike.

Tabela rrëzon mitin e paprekshmërisë (për nivelet e dyta), por edhe tregon se në mandatin e tretë të PS në qeverisje dhe në legjislaturën e 10-të të tranzicionit, kemi 21 deputetë që kanë ndërprerë kontratën e besimit me qytetarët votues (2021) dhe 3 të tjerë që mund ta humbasin mandatin në muajt e ardhshëm. Në total, rreth 160 mijë vota ose rreth 10% e votave të dhëna më 2021 nuk përfaqëson më në parlament. Disa dhanë dorëheqje menjëherë pas zgjedhjes (informacione paraprake për hetim nga SPAK, për qenie në listën e zezë amerikane apo arsye të tjera të komoditetit personal), disa dhanë dorëheqje gjatë mandatit duke iu rikthyer bizneseve më fitimprurëse, disa u detyruan të japin dorëheqje pas skandaleve personale apo familjare dhe disa u detyruan për shkak të hetimeve nga SPAK apo dënimeve nga sistemi i drejtësisë.

Të fundit që u larguan dy javët e fundit janë një deputet i dënuar nga gjykata dhe një tjetër që pritet të ketë akuzë zyrtare nga SPAK. Mes emrave që bie në sy janë Tom Doshi, Ilir Beqaj, Rrahman Rraja, Jurgis Çyrbja, Ervin Salianji, etj, të cilët kanë hequr dorë nga mandati.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related