“Tallavaja e FSHZH-së”, 3.3 milionë euro për ahengje në 61 bashki!

Data

Një nga institucionet që ka “dorë të lirë” në paratë publike është Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

I krijuar për “punë publike”, shumë shpejt ky institucion është kthyer në një “levë politike” për qeverinë, duke pasur “në dorë” pjesën më të madhe të bashkive, ato me të ardhura të mesatare dhe të vogla.

rej shumë vitesh, FSHZH-ja bën dhjetëra tendera për rrugë lokale, fasada apo edhe sheshe, në kuadër të Rilindjes Urbane.

Këto të fundit i ka bërë nga dy herë si në Berat, Dibër, Tiranë, Kavajë, Kuçovë etj. Por, kur “mbaroi punë” me këto vepra, Fondi ka kthyer sytë nga “tallavaja”.

Dhe s’ka si ta bëjë më mirë në vitin elektoral, duke akorduar një shumë të majme prej 3.3 milionë euro vetëm për ahengje në 61 bashki të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related