Ministri i Brendshëm shkarkon nga detyra drejtorin e Gjendjes Civile

Data

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Gjendjes Civile, Vangjush Stavro.

Burime pranë Ministrisë se Brendshme bënë më dije se Vangjush Stavro pritet të emërohet në një detyrë tjetër.

Vangjush Stavro u emëruar në këtë detyrë në vitin 2021, ku pasoi Bledar Doracajn.

Ende nuk behet me dije se kush do ta marrë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, duke qenë një ndër institucionet e rëndësishme dhe të polemizuara në kohë zgjedhjesh.

Kujtojmë që vitin ardhshëm do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ndërkohë që për herë të parë pritet të votojnë edhe emigrantët që jetojnë jashtë vendit.

Drejtoria e Gjendjes Civile shpesh herë ka përfunduar në retorikën e sulmeve politike për shkak të listave zgjedhore dhe spostimeve të adresave të qytetarëve që në raste të caktuara kanë rezultuar për arsye elektorale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related