“Bomba” e Petro Koçit: Ja kush është viktima e pestë e ‘21 Janarit’ dhe misteri i vdekjes së Kosta Trebickës pasi…

Data

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka lëshuar akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe jovetëm. Në sfondin e trazirave të Shqipërisë, ngjarjet e 21 Janarit 2011 mbeten të ngulitura në kujtesën kolektive si një moment tronditës. Vdekja e Kosta Trebickës, një figurë e rëndësishme që pati guximin të fliste për rolin e Shkëlzen Berishës në aferën e “Gërdecit”, shënon një kapitull të errët të historisë sonë. Trebicka nuk ishte thjesht një zë kritik.

Ai ishte një njeri që, për shkak të dëshmive të tij, u bë viktimë e një loje politike fatale. Vdekja e tij, e dyshimtë dhe misterioze, ngre pyetje të rëndësishme mbi sigurinë dhe drejtësinë në vend. A ishin ato fjalë të tij një kërcënim për pushtetin e vjetër? Për të mësuara më shumë rreth këtyre ngjarjeve të bujshme gazeta “SOT”, bisedoi me deputetin Koçi, i cili zbulon se kush është viktima e pestë e “21 Janarit” dhe flet për misterin e vdekjes së Kosta Trebickës pasi foli për rolin e Shkëlzenit në aferën e “Gërdecit”. Ndër të tjera në intervistën për gazetën  zoti Koçi hedhë dritë mbi dosjet e errëta që rrethojnë familjen Berisha dhe përpjekjet për të fshehur të vërtetat e frikshme.

-Zoti Koçi, pas dhunës së ushtruar në Parlament nga zoti Noka, ka qenë pikërisht sërish opozita protagoniste e kësaj dhune. Këtë herë ka qenë deputetja Albana Vokshi, e cila ka dalë jashtë kontrollit duke u konfliktuar me deputetët socialistë, mes të cilëve ishit edhe ju. Nga ana tjetër, zoti Xhelal Mziu ka dhunuar deputeten Milva Ikonomi. Duket sikur demokratët kanë bërë një gërshetim dhune kundrejt jush. Zoti Koçi, pse po iu kërcënon zoti Noka, Mziu e znj. Vokshi?

Partia Demokratike është në një gjendje të dëshpëruar dhe kjo gjendje dëshpërimi, edhe në planin politik, në rrafshin elektoral, gërshetohet edhe me faktin që të gjithë këta deputet individualisht kanë synimin t’ju firmoset emri në listat për deputet.

-Pra, të gjithë këtë e bëjnë për t’i rënë në sy Berishës?

Sigurisht, i gjithë aksioni politik që po ndodh ka lidhje me prapanicën politike të Sali Berishës, me fatin e tij, por si të thuash, edhe ata që nuk e kanë fare problem fatin e tij personal, por kanë hallin e tyre të listave për deputet. Prandaj ndodhin të gjithë këto incidente të cilat vijojnë ta komprometojnë akoma më shumë këtë parti, e cila në profilin e vet, qëkur është prodhuar, ka pasur ngjarje me dhunë dhe akte fashiste herë pas here. Nuk kemi të bëjmë me një gjë fare të re për jetën, veprimtarinë dhe sjelljen e Partisë Demokratike. Mos harrojmë se kjo parti në krye ka zgjedhur një person i cili u shpall ‘non-grata’ nga Amerika. Praktikisht, ai u zgjodh për të qenë në krye të partisë pasi u shpall “non grata”. Të gjithë këta kanë marrë përsipër një përgjegjësi shumë të madhe edhe në një rrafsh ndërkombëtar në marrëdhënie me SHBA, me partnerin tonë gjeo-strategjik më të rëndësishëm dhe ndaj të cilit ne jemi mirënjohës, sidomos për atë që ka ndodhur në dekadat e fundit, ku u kurorëzua me pavarësinë e Kosovës.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related