Kryetari i PD-Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka komentuar raportin e “The Westminster Foundation for Democracy”, i cili tregoi se drama e shpopullimit me të cilën përballet vendi prodhon më shumë se 800 milionë euro humbje në vit për Shqipërinë.
Në një postim në facebook, Basha shkruan se dimri demografik në të cilin kemi hyrë prej keqqeverisjes, korrupsionit, kanë një faturë të errët shoqërore dhe financiare, që rrezikon pëlhurën tonë sociale
Sipas tij, emigrimi i lartë, në veçanti i moshave të reja, kërkon ndërhyrje emergjente për të dalë nga rrethi vicioz i keqqeverisjes që prodhon shpopuillim dhe varfëri, dhe shpopullimit që gjymton ekonominë për t’u kthyer sërisht në largime të mëtejshme.
