Ylli Manjani: Nëse korrupsioni është çështje jete a vdekje, ne jemi të vdekur

Data

Në një analizë të ashpër, Ylli Manjani reagon ndaj deklaratave të Edi Ramës në Luksemburg, ku ai foli për rëndësinë jetike të luftës kundër korrupsionit në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Sipas Manjanit, në një vend ku korrupsioni është i thellë dhe sistematik, pretendimet për luftë kundër tij janë vetëm iluzione. Ai shprehet se ëndrrat për një Shqipëri të lirë dhe demokratike janë të parealizueshme në një klimë ku të rinjtë largohen masivisht dhe ku liritë kushtetuese janë cënuar rëndë.

Postimi i plotë i Manjanit:

Edi Rama në Luxemburg duke u angazhuar se do luftojë korrupsionin, ka thënë ndër të tjera se:
“….Nuk është një retorikë pro evropiane, është çështje jete e a vdekje për ëndrrën tonë për tu lënë brezave një vend ku liria është e padiskutueshme dhe ku demokracia funksionon për gjithkënd.”
——

Në qoftë çështje për jetë a vdekje kjo puna e korrupsionit, i bie që ne jemi të vdekur.
Megjithë këtë korrupsion ku jeton Shqipëria, ne që jetojmë në të qenkemi të vdekur pra. Asnjë shanc nuk ka që korrupsioni të zhduket, pavarësisht luftës që shqiptarët kanë me njëri-tjetrin për këto përralla. Në një vend ku të gjithë duan punë shteti për të bërë lekë ose duhet të paguajnë që të shërbehen, je i vdekur dmth.

Në qoftë çështje “ëndrre”, jo gjithmonë dalin ato të shkreta. Ëndrrat vërtetohet vetëm sipas shprehjes “shkon parja e parja”.
Në qoftë punë brezash të rinj, dulet si muhabet kot se të rinjtë kanë lindur me valixhen e emigrantit në dorë. Për arsim, edukim e punësim pa korrupsion në këtë vend nuk bëhet fjalë.

Në qoftë çështje e “lirisë e demokracisë për gjithkënd njësoj”, prap është muhabet korr e mos lidh.
Liritë kushtetuese, sot e disa vite që do vijnë, janë cënuar rëndë e shumë rëndë. Sa për demokracinë, le të flasin më mirë të ndëshkuarit për fjalën e lirë dhe patronazhistët që kontribuojnë fuqishëm për lirinë e votës. Le të dëshmojnë të gjithë ata që, sot e gjithë ditën trajtohen me përbuzje diskriminuese herë si “të njerkës” ose të Saliut.
E kështu, kështu është edhe kjo puna e negociatave. Llafe pazari nga Rroskoveci në Luxemburg.
Ja pra, një fjali e udhëheqësit i thotë të gjitha për këtë vend, jo pa humor kuptohet…

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related