Çelja e kapitujve të negociatave,reagon delegacioni i BE në Tiranë: Mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë për anëtarësimin

Data

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas hapjes së kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin e vendit në bllok. Në një deklaratë për mediat, ata uruan të gjithë shqiptarët për këtë hap të rëndësishëm përpara dhe theksuan se negociatat për grupin e parë të kapitujve, ata themelorë, janë një moment historik.

Delegacioni theksoi gatishmërinë e tij për të mbështetur Shqipërinë në hapat përfundimtarë të rrugëtimit të saj drejt anëtarësimit në BE, duke shprehur besimin se e ardhmja e Shqipërisë në Bashkim është reale dhe e arritshme.

Reagimi:

Urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët për këtë hap të madh përpara!

Sot hapëm negociatat për grupin e parë të kapitujve, ata themelorë.

E ardhmja e Shqipërisë në BE është reale.

I gatshëm me ekipin tim të Delegacionit të BE-së për të mbështetur Shqipërinë në hapat përfundimtarë të rrugëtimit të saj për anëtarësim në BE.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related