Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, kreu ka reaguar këtë fundjavë më një shënim në “Facebook” ndaj shkeljes që po iniciojnë patronazhistët e Edi Ramës për fushatën e zgjedhjeve parlamentare. Sipas Malltezit, i cili ka publikura edhe mesazhin e mbërritur tek punonjësit, “nënpunësve të administratës shtetërore ju kërkohet të sjellin listat me të paktën 5 persona jashtë shtetit që kanë vendosur të shkelin ligjin dhe të deklarojnë votën për PS”.
“Antiligji në veprim: punonjësve të administratës shtetërore ju kërkohet të sjellin listat me të paktën 5 persona jashtë shtetit që kanë vendosur të shkelin ligjin dhe të deklarojnë votën për PS! Vota është e fshehtë thuhet në Kushtetutë por kur ligjin e shkel Edi Rama mender #spak bëhet si letër higjenike e fshihet dhe nuk guxon të hetojë krimet zgjedhore siç u dëshmua me dosjet 184 dhe 339”, shkruan Malltezi.
