Prokuroria e Posaçme SPAK, ka vijuar me anullimin e tenderit të rradhës, ku edhe këtë herë shkak për dështimin e tenderit është bërë mospjesëmarja e asnjë subjekti tregtar që ka si aktivitet shërbimet dhe mirëmbajtjen e atomjeteve
Fillimisht tenderi u hap në 29 korrik 2024, duke pasur si qëllim të kryhej remonti mekanik i flotës së automjeteve të prokurorisë së Posaçme.
Por faza e parë e këtij tenderi dështoi për shkak të mosparaqitjes së asnjë oferte. Të 7 lotet u anulluan në muajin shtator 2024. Ndërsa SPAK në 12 shtator, rihapi sërisht garën tenderuese, duke ftuar subjektet private të paraqiten me oferta konkrete.
Por ja që askush nuk u paraqit dhe në këtë fazë të ditë, duke sjellë vendimarjen e anullimit për herë të dytë të këtij tenderi. Të shtatë lotet ku ishte planifikuar servisi i 43 makinave të SPAK, dështuan.
Një burim pranë SPAK, tha për “Ora News” se tenderat e SPAK anullohen për shkak të mospjesëmarjes së operatorëve tregtarë, pasi këta të fundit shfaqin mjaft ankesa mbi kërkesat dhe llogarisë së vazhdueshme të administratës së SPAK.
