PD: Dënojmë me forcë kërcënimin publik të Bardhit “për vrasje” nga gazetari më i afërt i Ramës

Data

Gazment Bardhit po i shtohen çështjet që lidhen me drejtësinë edhe SPAK sot e paralajmëroi, e njoftoi se mesazhet që e lidhin me Vis Martinajn ishin të sajuara, por duke e këshilluar që herë tjetër të mos nxitohet ai dhe të tjerët për të publikuar materiale të paverifikuara. Ndoshta një paralajmërim që ai të mos thellohet në gabimet e Salianjit, pasi karma të rikthehet herë në formën e Vinit, herë në formën e Visit dhe në çdo rast fundi nuk është i lumtur”.

Këto ishin fjalët e mbrëmshme të gazetarit Sokol Balla ndaj kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, për të cilat Partia Demokratike ka reaguar së fundmi dhe e ka dëlnuar këtë kërcënimin të hapur publik ‘“për vrasje ose burgosje”” nga gazetari më i afërt i Edi Ramës dhe zëdhënës jozyrtar i tij, siç e konsiderojnë demokratët.

Në komunikatën për mediat, PD shprehet se ky kërcënim është në vazhdën e përpjekjeve të gjithanshme të pushetit të Ramës dhe marionetave të tij në media për të heshtur dhe shkurajuar çdo zë në opozitë me kërcënime me jetë, burgu e forma të tjera shantazhi.

Sipas demokratëve, Sokol Balla nuk është i panjohur për qëndrimet anti-opozitare, pasi ai e ka kthyer televizionin ABC News në një makineri të përbaltjes së opozitës dhe pastrimit të imazhit të qeverisë.

Më tej thuhet se Sokol Balla është një prej njerëzve të pushtetit, i përfshirë edhe në fabrikimin e dosjes kundër Partisë Demokratike që iu dorëzuaa Charles McGonigal, sic thuhet në padinë e Departamentit të Drejtësisë “”nga njerëz të zyrës së Kryeministrit””.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related