U shty nga deputeti i PD, reagon Milva Ekonomi: Sjellje e papranueshme, po tejkalon në dhunë e kërcënim fizik! Opozita t’i kthehet arsyes

Data

Deputetja e PS, Milva Ekonomi ka qenë sot pjesë e një incidenti në korridoret e Kuvendit, ku është shtyrë nga deputeti i PD, Xhelal Mziu.

Ajo shprehet e keqardhur, siç shprehet për nivelin ku kanë degraduar deputetët e opozitës, ndërsa thekson se “kjo sjellje e papranueshme, që po tejkalon në dhunë e kërcënim fizik po bëhet çdo ditë e më tepër shqetësuese”.

Ekonomi me anë të një postimi në Facebook, i bën thirrje kolegëve të PD që t’i kthehet arsyes dhe t’i japë fund kësaj formë të bërit opozitë.

“E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës. Agjenda e dhunës që po përpiqen ta imponojnë edhe në Kuvendin e Shqipërisë po kalon çdo kufi.

Kjo sjellje e papranueshme, që po tejkalon në dhunë e kërcënim fizik po bëhet çdo ditë e më tepër shqetësuese

Personalisht, ndjej detyrim të reagoj jo vetëm pse isha pjesë e kësaj situate konfrontuese, por edhe si deputete që ka zgjedhur të ushtrojë mandatin e deputetes konform rregullave dhe obligimit që kemi ndaj zgjedhësve tanë.

Asnjëherë nuk është vonë për t’ju kthyer arsyes dhe normalitetit, dhe shpresoj që deputetët e opozitës të kuptojnë që kjo formë e të bërit opozitë duhet të marrë fund njeherë e mirë në Shqipëri, ku problemet individuale tentohen të kthehen në kriza institucionale që pengojnë Shqipërinë në aspiratat intergruese në Bashkimin Europian”, shkruan Milva Ekonomi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related