Takimi me Ramën, kryebashkiaku demokrat i Mirditës: Kemi aplikuar në të gjithë thirrjet e qeverisë, përgjigje kemi zero

Data

Kreu i Bashkisë Mirditë Albert Mëlyshi, i ftuar në një intervistë televizive, zbardhi detaje mbi takimin e zhvilluar sot me kryeministrin Rama, ku ishin të pranishëm drejtuesit e bashkive në vend.

Mëlyshi theksoi se pushteti vendor e ka të pamundur të përballojë i vetëm situata të caktuara me zjarret, apo përmbytjet.

Mëlyshi bëri me dije se janë 100 familje në qiell të hapur, pasi nuk kanë përfituar ende nga fondi i qeverisë për banesat e prekura nga tërmeti.

Është një ftesë e stafit të kryeministrit para tre ditësh. Aty kishim 3 çështje thelbësore për të cilat biseduam. U ndalëm te emergjencat civile, ku përfshihen situata me zjarret, përmbytjet. Bashkitë kanë një strukturë të posaçme për emergjencat civile, në numër nuk mund të them që është i madh. Ne duhet të kemi vazhdimisht kontakte me pushtetin vendor dhe Emergjencat Civile. Është e pamundur që pushteti vendor të përballojë i vetëm disa situata.

Psh. zjarret që kaluam në verë, është e pamundur me atë organike, burime njerëzore, mjete, të neutralizojë një situatë. Duhet me domosdoshmëri ndërhyrja dhe ndihma e pushtetit vendor, me emergjencat ndërkombëtare, ushtri, etj. Çështja e projekteve lidhet me nevojat e komuniteteve. Në bazë të atyre programeve, thirrjeve në qeveri, bashkitë bëjnë edhe aplikimin në projekte. Ne gjatë këtij viti kemi aplikuar në të gjitha thirrjet e qeverisë.

Përgjigje kemi zero konkretisht. Rama e orienton edhe në bazë të sugjerimeve që i vijnë. Janë 100 familje që s’është investuar për ndërtimin e banesave pas tërmetit. Përplasjet kryesore janë te bashkia, por fondet vijnë nga qeveria. Nga përgjigjja që mora ndoshta kryeministri akoma s’është i informuar që akoma s’janë përfunduar banesat”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related