Prokuroria kërkon 2 vite burg për ish-Sekretarin e Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj

Data

Pretenca është dhënë nga prokurori Ndini Tavani, i cili kërkon që Gjokutaj të dënohet për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre”.

Bashkë me Gjokutajn, të pandehur për të njëjtën çështje janë marrë edhe Drejtori Juridik Fatmir Hoxha dhe përmbaruesi Alban Ruli. Ata akuzohen se i kanë shkaktuar buxhetit të shteti një dëm prej 1.2 milionë eurosh, duke trajtuar si ish-pronar Ilir Thanën.

Gjykata është shprehur se vendimi do shpallet më 17 Tetor, teksa pala mbrojtëse pretendon pafajësinë.

Gjithçka nisi pas një kallëzimi të një banke të nivelit të dytë drejtuar Prokurorisë së Tiranës për një kredi të pashlyer, që zbuloi skandalin se si Ilir Thana u shpërblye dy herë për një pronë të blerë në vitin 1992, e cila iu kthye ish-pronarit tre vite më vonë. Më vendim gjykate, Ilir Thanës ju kthen paratë për blerjen e magazinës në vlerën e çmimit të tregut të kohës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related