Kërkojnë rindërtimin e shkollës së mesme të bashkuar “Ramazan Karaj”, banorët e Niklës në protestë, bllokojnë rrugën

Data

Disa banorë të njësisë administrative Nikël, të Bashkisë Krujë, kanë protestuar në qendër të kësaj njësie duke bllokuar rrugët pasi kërkojnë rindërtimin e shkollës së mesme të bashkuar “Ramazan Karaj”. Prej afro 4 vitesh fëmijët e zonës frekuentojnë shkolla alternative dhe e zhvillojnë mësimin me turne.

Shkolla e mesme e bashkuar “Ramazan Karaj” u dëmtua në tërmetin e 2019 duke u bërë dhe pjesë e shkollave të cilat do përfshiheshin në programit e rindërtimit me financim të Bashkimit Europian, EU4Schools.

Pas shembjes së shkollës asnjë avancim nuk u bë për rindërtimin e sajë duke shkaktuar shkëputjen e kontratës me EU4Schools. Tani shkolla është pjesë e programit të rindërtimit si pjesë e Komisionit të rindërtimit nën drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related