Kushdo që mendon se autoritetet shqiptare nuk e luftojnë kontrabandën e naftës, e ka gabim. Por, natyrisht, nuk luftohet kontrabanda me mijëra ton lëndë djegëse, për të cilat ka akuza të forta publike dhe që kanë “mbyllur” gojën e Drejtorisë së Doganave të Drejtuar nga Gent Gazheli e Shoqatës së Hidrokarbureve, të udhëhequr nga Luigj Aliaj.
Institucionet ligjzbatuese reagojnë me forcën më të ashpër të ligjit për “fakirët”, të cilët guxojnë të fusin në vendin tonë 50 litra karburant, të blerë më lirë në vendet fqinje.

Këtë “forcë ligjore” e ka pësuar në kurrizin e tij 55-vjeçari Gëzim B., nga Prrenjasi. Ai lëvizte shpesh në Strugë të Maqedonisë së Veriut për të kryer blerje të ushqimeve, të cilat janë më lirë në vendin fqinj.
