Grabitet i riu në Shkodër, policia arreston një 19-vjeçar nga Rumania

Data

Një 19-vjeçar rumun ka përfunduar në prangat e policisë në Shkodër, pasi së bashku më një person tjetër, ka grabitur me dhunë një 18-vjeçar

Policia njofton se i riu nga Rumania dhe një shtetas i paidentifikuar, e ndaluan 18-vjeçarin në bulevardin “Zogu i Parë” dhe i grabitën me dhunë sendet personale.

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti te 19-vjeçari celularin dhe portofolin e vjedhur, si dhe një sasi kanabisi.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij në këtë vjedhje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related