Presidenti i PL-së, Ilir Meta në ditën e parë të vitit të ri akademik, teksa ka uruar studentët që ulen sot për herë të parë në auditoret e universitetit dhe stafeve pedagogjike, ka listuar problematikat që sipas tij, përballen sot Univesitetet në vend.
“Universitetet duhet të jenë djepi i mendimit shkencor, i mendimit kritik profesional dhe i zhvillimit të gjithanshëm, por vit pas viti Qeveria e ka goditur fort arsimin universitar duke tkurrur auditoret me axhendën e qëllimshme të shpopullimit, duke dëmtuar rëndë kërkimin shkencor me mosbuxhetimin e duhur dhe duke braktisur profesorët, që ende nuk kanë paga dinjitoze”, shkruan Meta.
Ai thekson se arsimi duhet kthyer në përparësi kombëtare.
Postimi i plotë:
Suksese dhe plot urime për fillimin e vitit të ri akademik për studentët të cilët ulen sot për herë të parë në auditoret e universitetit dhe stafeve pedagogjike.
