Protesta e opozitës, Spahia: Qytetarët të na bashkohen në këtë revoltë të jashtëzakonshme

Data

Teksa Partia Demokratike pritet të mbajë një protestë pasditen e sotme në orën 18:00, anëtari i Kryesisë së PD, Bardh Spahia, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në tubim.

I ftuar në Syri TV, Spahia u shpreh se kushdo që shqetësohet për karriget e djegura, (përfshirë këtu edhe ndërkombëtarët) të hapin sytë e të shohin dhunën e jashtëzakonshme që një qeveri e papërgjegjshme ushtron ndaj jo vetëm qytetarëve, por edhe ndaj opozitës me burgosje, përndjekje e ndalim të vulës apo arrestin e shtëpisë ndaj kryetari të Partisë Demokratike në mënyrë jo ligjore dhe pa akuza.

Unë mendoj se reagimi qytetar është shprehje e një përgjegjësie qyterare ndaj vendit, familjes apo shoqërisë, prandaj i bëj thirrje çdo qytetari që të na bashkohet në këtë revoltë të jashtëzakonshme.

Sigurisht kushdo që shqetësohet për karriget e djegura (përfshirë këtu edhe ndërkombëtarë)  të hapin sytë e të shohin dhunën e jashtëzakonshme që një qeveri e papërgjegjshme, një kryeministër ushtron ndaj jo vetëm qytetarëve, por edhe ndaj opozitës me burgosje, përndjekje e ndalim të vulës apo arrestin e shtëpisë ndaj kryetari të PD në mënyrë jo ligjore dhe pa akuza.

Ne e kemi parë të gjithë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e fundit me përfshirjen e krimit të organizuar, parave të pista të drogës nga një qeveri e cila në thelb dhe në bazën e funksionit të saj ka dhunën ndaj qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related