“Na janë dëmtuar të gjitha pajisjet shtëpiake”/ VOA: Banorët e prekur nga përmbytjet në Vlorë kërkojnë mbështetje

Data

Në qytetin e Vlorës, që u përmbyt masivisht dy ditë më parë, uji u tërhoq të dielën nga shumë lagje fale motit të mirë, ndërkohë që banorët dhe punonjës të emergjencave po punojnë për të normalizuar situatën. Shumë banorë po kërkojnë mbështetje për dëmet që kanë pësuar, ndërsa më në vështirësi janë familjet e varfra të cilave u janë përmbytur shtëpitë. Ndërkohë autoritetet vendore thonë se po shqyrtojnë problematikat në qytet që sollën përmbytjet, krahas situatës së vështirë të motit.

Uji u tërhoq të dielën nga disa lagje të përmbytura prej pasdites të së premtes në qytetin e Vlorës, ndërkohë që dhjetëra banorë dhe punonjës të emergjencave po punojnë për të normalizuar situatën në qytet.

“Tani të gjithë rrugëkalimet e bllokuara nga uji në qytet janë të kalueshme”, thotë për Zërin e Amerikës përgjegjësi i emergjencave civile në Prefekturën e Vlorës, Robert Skëndaj.

“Janë bërë të kalueshme të gjitha akset rrugore brenda qytetit që ishin të bllokuara, kryesisht kryqëzimet. Katër kryqëzimet, ai tek Uninversiteti ,tek rruga “Albano dhe Romina”, tek Dyqanet e Reja dhe tek Kisha Katolike. Që nga ky moment janë liruar nga sasitë e ujit edhe blloqet e banimit. Forcat operacionale janë në terren për të normalizuar situatën, kryesisht gjithë forcat operacionale të Bashkisë Vlorë, të mbështetura dhe nga Forcat e Armatosura dhe nga ndihmat që kanë ardhur nga Agjencia Kombëtare e Ujitjes dhe Kullimit dhe të Ujësjellës Kanalizimeve që kanë sjellë në ndihmë forca dhe mjete në mbështetje të bashkisë Vlorë”, tregon ai.

Zoti Skëndaj thotë se tani po punohet për të tërhequr ujin në shumë zona dhe sidomos nga garazhet ku gjenden dhjetëra makina të bllokuara nga uji.

“Duke u mbështetur nga forcat e armatosura po bëhet heqja e ujit nga vend-parkimet e pallateve të cilat janë të mbushura me ujë dhe brenda tyre ka mjete të parkuara. Janë rreth 50 vendparkime ku po ndërhyhet”, thotë zoti Skëndaj.

Në krah të rrugës transballkanike shumë familje janë përmbytur dhe punojnë për të hequr baltën që vërshimet e ujit kanë lënë pas.

Familaj Çobo jeton prej 25 vitesh në këtë zonë. Këtë situatë nuk e kemi ndeshur më parë, thotë Flamur Çobo.

“Si kësaj here nuk na kishte ndodhur kurrë. Më përpara kanalet ishin funksionale ndërsa tani janë të papastruara. Të gjitha pajisjet elektroshtëpiake janë dëmtuar”, tregon ai.

Ndërsa Valbona Çobo thotë se situata ishte shumë e rrezikshme për gjithë familjet në këtë zonë.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related