Kapiteni i Teutës, Kotobelli: Fitore për vazhdimësinë kundër Tiranës

Data

Kapiteni i bluve Blerim Kotobelli ka folur para ndeshjes së javës së 8-të në Superiore sot me Tiranën në Durrës.

Duke folur  për “Panorama Sport” ai shprehet se ekipi është i gatshëm dhe ndaj Tiranës do të kërkohet vazhdimësia dhe synimi është i qartë fitorja.

Sfida ndaj Tiranës- Është një ndeshje mjaft e rëndësishme për ne, e presim me atmosferë të mirë dhe presim që të fitojmë. E dimë të gjithë lojtarët, çfarë rëndësie ka kjo ndeshje për ne, dhe duhet të japim maksimumin.

Vazhdimësia e Teutës- Patjetër që skuadra është e gatshme si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht për të vijuar me fitore. E kam thënë edhe në të tjera intervista, se ne kemi ditur të kemi vazhdimësi në situata si kjo.

Me Laçin, ishte një ndeshje e mirë, por tani duhet të jemi në këtë ritëm, pasi patëm shumë shanse, dhe dominuam. Me pak fjalë ishte një ndeshje e mirë. E përsëris e shoh ekipin të gatshëm dhe me fokus 100% për të fituar të dielën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related