Si u kthye i afërmi i Fatmir Xhafajt në përfitues të lejeve për kulla e favoreve shtetërore

Data

Genta Vangjeli, zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, deklaron për mediat se Fatmir Xhafaj është autori i hakmarrjes me burgosje të numrit 2 të grupit parlamentar të PD, Ervin Salijanji.

Vangjeli akuzoi Xhafajn si të përfshirë të skandale korruptive e pastrim parash dhe shton më tej se të përfshirë janë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“I gjithë operacioni u ndërtua mbi kompanitë e të afërmit të Xhafës”, tha Vagjeli theksa përmendi disa investime në sektorin e ndërtimit në kryeqytet, pas të cilave, shton ajo, qëndron ish-ministri i Brendshëm.

“Skandale korruptive e pastrim parash, ku rezultojnë të përfshirë kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj,  ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeministri Edi Rama. I gjithë operacioni u ndërtua mbi kompanitë e të afërmit të Xhafës.

Prona shtetërore të grabitura me firmë të Erjon Veliajt dhe Fatmir Xhafajt, në një operacion të dyshuar korruptiv dhe me lejet e ndërtimit të miratiuara nga Edi Rama.

Bëhet fjalë për:

1. Ndërtimin e kompleksit ‘Square 21’ me adresë në rrugën e Kavajës në Tiranë, mbi truall dhe godina shtetërore, dhe më pas me një angazhim personal të Veliajt dhe Fatmir Xhafajt, u krye dhe kopsitja e dokumenteve.

2. Ndërtimin e ‘Eye of Tirana’ mbi truall shtetëror dhe legjitimimi i 7 kateve pa leje të ndërtuara nga njeriu i Fatmir Xhafajt.

3. Ndërtimin e kullës 25 kate tek komuna e Parisit dhe miratimi i lejes së ndërtimit për subjektin ‘Unico Constrution’ shpk blerë me vlerë simbolike nga i afërmi i Fatmir Xhafajt.

4. Ndërtimin në 320 mijë metra katror te diga e liqenit, nga subjekti ‘BUILDING CONSTRUCTION INVEST’, gjithashtu kompani e blerë nga njeriu i Xhafajt.

5. Ndërtimin e strukturës akomuduese me aplikues investitorin strategjik ‘Klais shpk’ në pronësi të të afërmit të Fatmir Xhafajt , përjashtuar për 10 vite nga pagesa e tatim fitimit, taksat e pronës, edhe nga taksa për ndikimin në infrastrukture, i cili do të paguajë vetëm 6 % TVSH.”- thekson PD.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related