Xhaferri: Tirana nën mbretërinë e ujit, Bashkia e Veliajt bën vetëm propagandë

Data

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar në lidhje me përmbytjen e kryeqytetit, pas reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin.

Gjithashtu kreu i FRPD është ndalur edhe te propaganda e Bashkisë Tiranë, ku sipas tij, ‘sot Kreu i Bandës 5D është në çdo edicion lajmesh dhe sfondi pas tij është me diell ndonëse Tirana është nën ujë, pasi prioritet i tij në 9 vitet në krye të Bashkisë kanë qenë, propaganda, fasada dhe zhvatja’.

Reagimi i plotë nga Besart Xhaferri:

“Tirana sot është nën mbretërinë e ujit që në mungesë të një sistemi kanalizimesh efiçent ka vërshuar rrugëve, duke shkaktuar dëme në mijëra banesa dhe sipërmarrje në lagje të ndryshme të Kryeqytetit dhe veçanërisht në ato zona që përshkon lumi Lana.

Sikur Bashkia Tiranë të kishte investuar vetëm gjysmën e fondeve që alokon për propagandë, për mirëmbajtjen e rrjetit kanalizimeve dhe zgjerimin e tij në raport të drejtë me zgjerimin e qytetit sot dëmet nga përmbytjet do të ishin minimal

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related