Tubuesit do të shpërndahen 5 pika kyçe të Tiranës, detaje nga protesta e 7 Tetorit

Data

Teksa protesta e paralajmëruar e 7 tetorit po afron, Partia Demokratike ka nisur të shpërndajë fletushkat me mbishkrimin ‘E keqja e ka një emër’, në të gjithë Tiranën për të thirrur qytetarët që të marrin pjesë në tubimin e së hënës

Drejtuesit demokratë premtojnë se tubimi këtë herë do të jetë ndryshe nga të mëparshmit.

Fillimisht qytetarët që do të vijnë nga gjithë Shqipëria do të mblidhen në qendër të Tiranës përballë Kryeministrisë dhe më pas do të shpërndahen në lokacione të ndryshme të kryeqytetit.

Do të jenë të paktën 5 nyje kyçe të Tiranës, ku protestuesit do të tentojnë që t’i bllokojnë.

Protesta pritet që të nisë prej orës 18:00 dhe nuk ka një orë përfundimi të saj

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related