Aksident i rëndë, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetren, zbardhen detajet e para

Data

Dy automjete janë përplasur në aksin Levan-Tepelenë. Aksidenti ka ndodhur në Buzëmadh të Cakranit.

Neritan Trifoni raporton se një furgon mallrash dhe një fërgon pasagjerësh janë përplasur duke lenë pas 6 të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur 3 autoambulanca që kanë transportuar të plagosurit në Spitalin Rajonal Fier, ndërsa mësohet se të gjithë të plagosurit sipas burimeve paraprake janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej normave. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related