“Ndjehem sikur i mbijetova apokalipsit”- Shkon në 200 numri i viktimave nga uragani “Helene” në SHBA, qindra njerëz të zhdukur e pa shtëpi

Data

Numri i të vdekurve nga uragani Helene është rritur në 200, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuarit nga stuhia që pushtoi juglindjen e SHB

Më shumë se gjysma e vdekjeve ishin në Karolinën e Veriut, ku komunitete të tëra u shkatërruan nga uragani më vdekjeprurës në kontinent që nga Katrina në 2005.

Qindra njerëz raportohet se janë të zhdukur dhe gati një milion shtëpi janë ende pa energji, gati një javë pasi stuhia arriti në tokë.

Numri i të vdekurve po vjen në rritje, ndërsa Presidenti Joe Biden po vazhdon turneun e tij dy-ditor në zonë duke vizituar Florida dhe Gjeorgji të enjten.

“Ndjehem sikur i mbijetova apokalipsit,” i tha BBC-së banorja e Karolinës së Veriut Nicole Rojas. Qindra rrugë mbeten të mbyllura, duke penguar përpjekjet për dërgimin e ndihmave në zonat e prekura.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related