Gazetari i “BILD” plas skandalin, ja si Edi Rama kontrolloi telefonat e ekipit të gazetarëve gjermanë, kopjoi…

Data

Gazetari i gazetës prestigjioze gjermane, Bild, Peter Tiede, ka zbuluar një skandal të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se stafi i tij ka mbledhur telefonat e gazetarëve. Në denoncim, gazetari ka dhënë detaje të këtij skandali në tre gjuhë, në gjermanisht, anglisht dhe shqip, se si në një intervistë, kryeministri Rama nuk ka lejuar gazetarët gjermanë të përdorin telefonat e tyre celularë. Madje sipas tij kontaktet janë kopjuar pasi ato u shpërndanë tek njerëzit e tij të afërt.

“Sipas raportimeve, Edi Rama së fundmi kërkoi nga një ekip televiziv gjerman që t’i hiqte celularët e tij përpara një interviste. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me celularët gjatë intervistës. Ajo që bie në sy: më pas njerëz të afërt të Ramës njihnin kontaktet e skuadrës”, tha ai. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me telefonat e ekipit televiziv se si janë përdorur ato apo ndoshta kontaktet e këtij ekipi kanë përfunduar pranë njerëzve të Ramës. Por Incidente të gazetarëve të huaj me Ramën janë shënuar dhe pak ditë më parë. Presioni që kreu i qeverisë Edi Rama i bën medias jo vetëm shqiptare por edhe asaj të huaj, është dënuar nga gazetarët polikë të 2 mediave më të mëdha gjermane të cilët kanë denoncuar përpjekjet e Ramës për të cënuar lirinë e shprehjes së tyre. Pas gazetarit Mathieu von Rohr, që denoncoi telefonatën e Ramës dhe presionin për mospublikim të artikullit në “der Spiegel” edhe gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens dënoi presionet e shefit të qeverisë shqiptare ndaj gazetarëve gjerman dhe europian.

Po si arriti Rama deri këtu?

Edi Rama është munduar me fanatizëm dhe kosto të lartë që ta prezervojë iluzionin e liderit modern e vizionar tek ndërkombëtarët. Aq i madh ka qenë ky mundim sa ai nuk arrin ta kuptojë e pranojë se një ditë gjithçka mund t’i shkërrmoqet. Dhe kjo po ndodh së paku mediatikisht. Historia e turpshme me korruptimin e zyrtarit të FBI, Charles Mcgonigal, që e nxori zbuluar në New York Times e Washington Post, shkrimet e mediave gjermane e franceze që flasin për një regjim të korruptuar që bën gjithçka për të siguruar mbështetje ndërkombëtare dhe pastaj investigimi i RAI3, po tregojnë hapur se Edi Rama përdor copa Shqipërie e para shqiptarësh për të ndërtuar një imazh të rremë në perëndim.

“Shqipëria e Edi Ramës, në rënie të lirë drejt oligarkisë dhe autokracisë”, ishte titulli i një shkrimi të së mirënjohurës franceze “Courrier des Balkans”. Për të ardhur tek analiza e një tjetër media prestigjioze po franceze, “Mediapart”, që vinte gishtin pikërisht në plagën që provokon sot paranojën e Edi Ramës. “Si autokrati Edi Rama u bë aleati më i mirë i perëndimorëve”. Dhe nëse ky artikull shihet sot në dritën e asaj që raportoi Der Spiegel, kuptohet lehtë tendenca për ndërhyrje e kryeministrit shqiptar. Tani kuptohet qartë pse raportime si ato të RAI 3, apo mediave gjermane i dhembin kaq shumë Edi Ramës. Jo për përsëritjen e fakteve që këtu tek ne thuhen e zbulohen thuajse çdo ditë, por nga paranoja se një ditë i gjithë investimi i tij për “liderin global” mund të përfundojë në karikaturën e pavlerë të autokratit banal. Procesi i demontimit të udhëheqësit që e telefonojnë të mëdhenjtë e kësaj bote për t’i marrë mendim, ka nisur dhe, pafuqia për ta ndalur atë, ka sjellë çoroditjen e Edi Ramës dhe tentativat e tij për të ndaluar mediat perëndimore të thonë të vërtetat e tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related