Ka përfunduar pas 3 orësh seanca në GJKKO për dosjen “Metamorfoza”
Gjyqi u shoqërua me debat mes dy prokurorëve Arben Kraja dhe Altin Dumani me avokatët e të pandehurve.
Burime të “Panorama” bëjnë me dije se pas më shume se një viti Prokuroria e Posaçme ka pranuar që provat e grumbulluara nga zbërthimi i Sky ECC nuk janë dokumente siç kanë pretenduar deri më tani, por janë përgjime.
Qëndrim të cilin e kanë mbajtur avokatët që prej ditës së parë kur ka nisur ky proces. Seanca e kësaj të marte u shty për nje ditë tjetër, për shkak të orarit të zgjatur.
Sa i përket Skyecc, biznesmeni Pëllumb Gjoka përmes avokatëve të tij ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padi, ku kërkon pavlefshmëri të komunikimeve Sky.
