pa Françesku është shprehur tepër i revoltuar së fundmi, në lidhje me abortin, duke cilësuar si vrasës mjekët që e kryejnë këtë procedurë. Gjatë fluturimit të rikthimit për në Romë, pas vizitës së tij apostolike në Luksemburg dhe Belgjikë, Papa Françesku tha se çdo kush ka të drejtën e jetës, por shtoi se metodat kontraceptiove për të shmangur shtatzëninë janë tjetër gjë.
“Gratë kanë të drejtën e jetës: për jetën e tyre, për jetën e fëmijëve të tyre. Të mos harrojmë ta themi këtë: aborti është vrasje. Shkenca thotë se që në muajin e parë të gjitha organet janë aty. Vritet një qenie njerëzore.
Tjetër gjë janë metodat kontraceptive, kjo është tjetër gjë. Mos u ngatërroni. Tani po flas vetëm për abortin. E për këtë nuk mund të diskutojmë. Më falni, por kjo është e vërteta”,– tha Papa Françesku.
