Iu sekuestruan 3.1 mln euro pasuri, ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri bën lëvizjen e menjëherëshme

Data

Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri dhe familjarët e tij, të cilëve SPAK u ka sekuestruar pasuritë, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar lirimin e pasurive nga masa e sekuestros.

Prokuroria e Posaçme njoftoi në maj të këtij viti se kishte vendosur në sekuestro pasuri me vlerë 3 milion euro në pronësi të Oltion Bistrit, i arrestuar më herët me akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale.o

Sipas SPAK, ndaj Oltian Bistri dhe familjarëve të tij (të cilët kanë pasur transaksione të lidhura apo të dyshuara se janë kryer për shtetasin Oltian Bistri), janë sekuestruar pasuri përfshi 22 njësi (dyqane/ambiente biznesi); 10 apartamente; 1 vilë në rezidencën “Green Valley”, 200 metra truall në kryeqytet, një garazh dhe një makinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related