Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme:Ja si SPAK me ndihmën e amerikanëve do të shpëtojnë Shqipërinë nga një gjëmë..

Data

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka folur në një intervistë për gazetën  teksa ofron një analizë të thellë mbi situatën politike dhe atë aktuale të reformës në drejtësi në Shqipëri, duke theksuar se askush nuk ka fuqi ta prekë atë, përndryshe do të shkelte Kushtetutën. Ai zbulon se pas largimit të kryeministrit Edi Rama nga ideja e krijimit të shtetit të bektashinjve fshihen interesa të thella politike. Ngjela gjithashtu flet për dënimin e deputetit Ervin Salianjit, duke sugjeruar se ka lojëra prapa skenave që lidhen me SPAK-un dhe rolin e tij në proceset gjyqësore. Në këtë kontekst, zoti Ngjela parashikon se kush do të jetë personi tjetër që mund të arrestohet, duke nxjerrë në pah tensionet brenda strukturave të pushtetit.

-Avokat, si e konsideroni vendimin e Gjykatës së Apelit për caktimin e masës së sigurisë me1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji, pasi akuzohet për kallëzim të rremë ndaj dosjes “Babalja”, për përfshirje në inskenimin e audio-përgjimit të vëllait të ish ministrit t Brendshëm Fatmir Xhafaj.

La në fuqi vendimin e Shkallës së Parë dhe krijoi vazhdimësi duke e pranuar akuzën ashtu siç ishte argumentuar në vendimin e Shkallës së Parë dhe la në fuqi vendimin. Përsa i përket çështjes, ne e njohim si çështje dhe e dimë konfliktin e çështjes “Babale”, me audio-përgjimet. Ato e konsideruan si çështje të vërtetuar me prova dhe lanë vendimin e Shkallës së Parë, me një vit burg.

– Edi Rama tërhiqet nga vendimi për krijimin e shtetit bektashi, a shihet ky si një presion nga ndërkombëtarët?

Unë e kam goditur i pari pasi është diçka që nuk e lejon Kushtetuta. Nuk ka rëndësi fare nga ndërkombëtarët, por nuk e lejon Kushtetuta që në nenin 1 të saj. Neni 1 i Kushtetutës nuk e lejon se nuk pranohet prekja e territorit të një shteti, duke krijuar një tjetër strukturë shtetërore të një shteti tjetër është non sens pasi nuk ka ndodhur ndonjëherë një gjë e tillë në botë pasi nuk e lejon struktura juridike e shtetit që ekziston. Ndryshe është nëse ky shtet pushtohet nga një tjetër. Nëse një shtet, pushtohet nga një tjetër, nuk është e njëjta situatë por Rama siç duket e pa konstiutucionalisht ose në bazë të Kushtetutës ose të frymës së Kushtetutës demokratike që ekziston në botën demokratike apo në Perëndim, u tërhoq. Nuk mund ta bënte dot.

Neni 1 i Kushtetutës së Shqipërisë
1. Shqipëria është Republikë parlamentare. 2. Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm. 3. Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike.

-A i kanë bërë ndërkombëtarët presion qeverisë Rama që të mos preket reforma në drejtësi nga komisioni “Xhafa” duke parë dhe punën e SPAK për luftën ndaj korrupsionit?

Reformën në Drejtësi nuk ka mundësi ta prekë askush, pasi është shkelje e Kushtetutës. Çdo politikë merr masat për të zbutur problemet të cilat ajo nuk i konsideron në favorin e saj. Por, eliminimi i kësaj reforme në drejtësi që drejtohet nga Uashingtoni që ka një SPAK që janë marrë masat dhe ka formim kushtetues, nuk ka mundësi dot që politika të ndërhyjë. As Rama nuk e bën dot këtë dhe as nuk e shoh që ta ketë marrë si një iniciativë. Në qoftëse krijon struktura të tjera paralele në lidhje me anti-korrupsionin është e drejtë e tij por në fund të fundit do të shkosh në një organ gjyqësor e çfarë do të ndodhë me ato që ka krijuar Rama? Do të krijojë prova të reja për t’ja dhënë SPAK-ut e askujt tjetër. Nga ana tjetër i çmon SPAK-u nëse janë apo jo, për t’i vlerësuar si prova.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related