Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ishte këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv për të folur rreth garës për drejtor policie. Ai vetë ishte një nga 15 kandidatët për këtë pozicion, por u skualifikua. Sipas tij ai u fut në garë për të provuar ligjshmërinë e saj, pasi siç u shpreh ai komisioni është politik.
“U shpreh urimet e mia 11 kandidatëve që janë në garë, se kanë treguar se kanë guxim, trimëri dhe vendosmëri, për të garuar për një post shumë të rëndësishëm. Unë e kam ditur që kjo garë është farsë. I plotësoj të gjitha kriteret, duhet të isha lënë në garë”,-tha Prençi. Ai tha gjithashtu se ministri i brendshëm, Ervin Hoxha “e ka prishur garën me naivitet”, pasi në këshillin e sigurisë përmendi se e kanë emrin e drejtorit të policisë.
“Unë dua që gara të vazhdojë e suksesshme, por nëse ndonjëri prej 11 kandidatëve, nuk do e hajë Vitin e Ri në shtëpi, por te 313, komisioni i verifikimit të kritereve dhe ministri a do japin dorëheqje? Është pyetje 1 milionshe kjo. Sa të sinqertë janë? Se komisioni i ka kualifikuar”,-tha ai ndërsa u shpreh se do e vërtetojë në mënyrë ligjore se gara ka qenë politike dhe e paligjshme.
