U gjet i mby*** në kanal, zbardhen detajet nga vdekja e efektivit të FNSH në Shkodër (Emri)

Data

Nikoll Lekndreu është efekivi i FNSH-së që humbi jetën si pasojë e një aksidenti në Shkodër. 51-vjeçari po kthehej në shtëpi pasi kishte pirë kafe me miqtë kur humbi kontrollin e motorit dhe ra nga ura e Bardhajve. Dyshohet se aksidenti ndodhi për shkak të stuhisë dhe erës së fortë. Trupi i pajetë i efektivit të FNSH-së është gjetur pas shumë orësh kërkime, rreth orës 02:50 të mëngjesit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi Nikoll Lekndreu, 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë.

Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related