“Rrumbullaku, kokë turku për skandalin e TIMS”/ Salianji ngre dyshimet për zgjedhjen e Drejtorit të Policisë së Shtetit

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se Muhamet Rrumbullaku është kokë turku për skandalin e sistemit TIMS, pasi nuk ka bërë siç duhet punë. I ftuar në një studio televizive, Salianji tha se Rrumbullakut i thanë detyrë që të bëjë manipulimin për të dhënat e TIMS, por nuk ka bërë mirë punën.

“U largua Rrumbullaku se nuk e mbuloi mirë skandalin e TIMS. Koka e turkut për skandalin e TIMS nga pikëpamja administrative, e kishin piketuar që do ishte ai. Ai dha dorëheqje të detyruar. I dhanë detyrë që të bëjë ndërhyrje në TIMS, i dhanë detyrën të manipulojë për të dhënat, por nuk ka bërë mirë”, tha deputeti i PD.

Sa i takon zgjedhjes së Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Salianji ngriti dyshime për një proces fars, pasi emri i ri është paracaktuar para se Rrumbullaku të jepte dorëheqjen. Salianji tha se ligji i ri i policise nuk funksionin, pasi komisioni që përzgjedh emrat është politik.

“Është një tenderim te grupet kriminale se cili do të influencojë më shumë për të zgjedhur drejtorin. Drejtori është i përcaktuar, nuk është përcaktuar sot, ka një muaj e gjysmë, pa ikur Rrumbullaku. Po të them emrin do duket sikur influencoj apo kam interes për ndonjë kandidat në garë. Një pjesë e këtyre që janë në garë do jenë drejtues qarqesh”, u shpreh ndër të tjera Salianji.

Deputeti i PD tha se kjo bëhet me qëllim që të përdoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Policia përdoret rëndshëm në zgjedhje. Në zgjedhjet e kaluara përdori OFL. Atë operacion e përdori për të bërë presion dhe për ti përfshirë më shumë grupet kriminale në zgjedhje. Tani po përdor këtë metodë tjetër”, tha Salianji.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related