Kryetari i PD-së, Sali Berisha iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama se opozita do të marrë më pak vota se në vitin 1997. Berisha tha në emisionmin e Çim Pekës se kjo gjë nuk do të ndodhë.
Përkundrazi, ai pretendoi se PS do të pësojë një disfatë të thellë në zgjedhjet parlamentare, si ajo e Ramiz Alisë në vitin 1992.
“Ato vota PD i mori pas kulmit të përlasjeve që pati, kurse nga ajo kohë deri sot PD ka pasur procesin më të suksesshëm të bashkimit të saj. Sot jam i sigurtë që është partia opozitare kryesore në vend dhe e sigurtë që në zgjedhje të lira dhe të ndershme i rezervon Edi Ramës atë disfatë që i dha Ramiz Alisë në vitin 1992”, theksoi kryetari i Partisë Demokratike.
