Petrit Vasili, deputet i PL-së, i cilëson si skandaloze shërbimet që iu afrohen qytetarëve shqiptarë, ndërsa sipas tij, ata grabiten me taksa, tatime e tarifa.
Vasili shkruan se shqiptarëve, ndërsa iu rriten taksat e tarifat, nuk marrin mbrapsht as minimumin e shërbimeve bazike.
“Qytetarëve ju rritet tarifa e pastrimit dhe paguajnë 29 euro tonin e plehrave dhe në të kundërt plehrat mbulojne lagjet e Tiranës.
Qytetarëve ju vihet taksë për arsimin dhe fëmijët shkojnë akoma me turne në shkolla dhe shkollat e premtuara nuk ndërtohen.
Qytetarëve ju vihet taksë e lartë për mirëmbajtjen e rrugëve dhe rrugët janë për faqe të zezë boll të shihni autostradën Tiranë-Durrës me gropa e mballoma sikur është në vijën e frontit të luftës apo mosmbarimin e unazës së Tiranës dhe trafikun e tmerrshëm që shkaktohet.
Qytetarëve ju rritet 40% çmimi i ujit dhe uji vazhdon me orar, qytetarët blejnë autobote me ujë megjithëse u premtua ujë 24 orë me çmim Bathorje sipas mashtruesit Veliaj.
U paguan qindra milionë euro për digjiitalizimin dhe shikoni si torturohen qytetarët dhe veçanërisht të moshuarit për të marrë shërbimet ne e-albania”, shkruan Vasili.
Postimi i plotë i Vasilit:
Shqiptarët grabiten me taksa, tatime e tarifa dhe shërbimet ndaj tyre jane skandaloze e primitive!
Shqiptarëve vetëm ju rriten taksat dhe tarifat, por nuk marrin mbrapsht as minimumin e shërbimeve bazike, ato shërbime qe edhe në zonat më tē largta të botës as që diskutohen.
Qytetarëve ju rritet tarifa e pastrimit dhe paguajnë 29 euro tonin e plehrave dhe në të kundëry plehrat mbulojne lagjet e Tiranës.
Qytetarëve ju vihet taksë për arsimin dhe fëmijët shkojnë akoma me turne në shkolla dhe shkollat e premtuara nuk ndërtohen.
Qytetarëve ju vihet taksë e lartë për mirmbajtjen e rrugëve dhe rrugët jane per faqe të zezë boll të shihni autostradën Tiranë- Durrës me gropa e mballoma sikur është në vijën e frontit të luftës apo mosmbarimin e unazës së Tiranēs dhe trafikun e tmerrshëm që shkaktohet.
Qytetarëve ju rritet 40% çmimi i ujit dhe uji vazhdon me orar, qytetarët blejne autobote me ujë megjithëse u prentua uje 24 orë me çmim Bathorje sipas mashtruesit Veliaj.
U paguan qindra milion euro per digitalizimin dhe shikoni si torturohen qytetarët dhe veçanërisht të moshuarit për të marrë shërbimet ne e-albania.
U prentua Shëndetësi falas dhe gjëndja e shërbimit shëndetësir është pak ta quash skandaloze dhe skandali tek onkologjiku është vetëm nje pjesë e vogël që ka dalë në dukje ndërkohë që plaçkitja e shëndetësisë publike vazhdon çdo ditë.
