Në një nga çerdhet e Dubait, fëmijët priten nga një qen robotik si pjesë e një qasjeje novatore për edukimin, duke kombinuar teknologjinë e avancuar me metodat tradicionale të të mësuarit.
Pasi e nisin ditën e tyre me një shoqëruese “lozonjare” të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, fëmijët ndjekin disa orë mësimi në klasa si dhe kryejnë aktivitete në qendrën ‘FRIENDLY EARLY CHILDHOOD CENTER’. Teknologjia e avancuar përdoret për të zbuluar edhe pak nga bota e vogëlushëve.
Drejtoresha Ekzekutive e ‘Çerdhes Miqësore’, Ekaterina al-Bakri, thotë se është me rëndësi mbajtja e një ekuilibri midis arsimit klasik dhe teknologjisë së përparuar.
“Qendra jonë shkon përtej bazave tradicionale. Ne ndërthurëm arsimin klasik me Inteligjencën Artificiale dhe teknologjinë e lartë duke zbatuar mjetet ndërvepruese si tavolina interaktive me rërë, si tavolina inteligjente, qen robotikë, që kemi në recepsionin tonë të cilët përshëndesin në hyrje fëmijët me prindërit e tyre.”
Duke përdorur tabela të bardha interaktive, investimi i çerdhes në makina të tilla të teknologjisë së lartë nuk ka një çmim të lirë, pasi tarifa vjetore arrin 21,780 USD.
