“Ervin Mata ofron 5 mln € për Dizdarin dhe ty”/Zbardhen bisedat e “SKY”, ja si i përgjigjet Ervis Martinaj Behar Bajrit

Data

Masakra e ndodhur në qendër të ish-Bllokut në 4 Tetor të vitit 2018, solli një përplasje të hapur mes grupit të drejtuar nga Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, i njohur në Tiranë me nofkën “Boli”.

Kjo ngjarje krijoi një fraksion të ri konfliktesh për Ervis Martinaj, i cili nga përplasja e bllokut kishte humbur shokun e ngushtë Fabian Gaxha, kishte mbetur vetë i plagosur dhe me tre plumba ishte qëlluar kushëriri i tij, Eljo Hato

Aq më tepër kjo ngjarje ekspozoi totalisht Ervis Martinajn në publik, duke ulur reputacionin e tij, pasi nga ky konflikt pësoi një humbje me bilanc të rëndë, ku veç vrasjes së Gaxhës dhe plagosjes së Hatos, rrezikoi seriozisht të mbetej dhe vetë i vrarë.

Por megjithëse pas ngjarjes, palët duket se u sqaruan me qëllim mbylljen e konfliktit hetimor dhe gjyqësor që kishte nisur prokuroria dhe policia kundër tyre, sërish të dyja palët i rruheshin një kundërsulmi të armatosur për të goditur njëri-tjetrin.

Planet shkonin në hedhjen e milionave euro, pasi në datën 31 tetor 2020, Behar Bajri bisedon me Ervis Martinaj, duke i thënë këtij të fundit se një plan për eliminimin e tij fizik, është duke u vënë në zbatim nga Ervin Mata.

Sipas mesazheve të shkruara në aplikacionin “Sky”, Behari paralajmëron Martinajn, se për kokën e tij dhe Eldi Dizdarit një trafikanti tjetër kokaine i përfshirë në ngjarjen e ish-bllokut në Tiranë, Mata kishte ofruar plot 5 milionë euro.

Por biznesmeni Ervs Martinaj, që në këtë kohë ishte zhvendosur nga Tiranë duke shkuar të banonte në Patok, i ka shkruar fare shkurtimit Behar Bajrit, të cilit i thotë se: “…ai s’ka morra…” ,- duke nënkuptuar me ironi se Ervin Mata, nuk ka pasur gjendje financiare për ta vendosur në dispozicion të të tjerëve, me qëllim për të vrarë Martinaj apo dhe qoftë Eldi Dizdarin.

Mes rreshtave të shumtë të mesazheve Behari i thotë se: “…po më thonë miljon euro paguan për ty dhe për Dizdarin, Ervin Mata. Më tha ky që ishte këtu sot. Për ty dhe për Dizdarin, 5 milion euro…”.

Kurse Ervis Martinaj ia kthen: “…ai s’ka morra…”

E më tej, Behar Bajri vijon t’i shkruajë duke i thënë se: “…po varet këta ku**a, mos janë lidhur bashkë të gjithë. I tash më ikën disa shok nga Shijaku, dhe më thanë. Se rrika, Ervini me Julin në Shijak, tani sa më ikën Shijaksit dhe ma thanë rastësisht…”.

Por Martinaj e pyet Beharin nëse Ervin Mata qëndron tek shtëpia e Julit.

Kurse Behari i thotë se: “…nuk e di, po këta më thanë se e mbaka Juli dhe punokan fort. Me Julin kam fol nji natë në telefon prej avokatit dhe më tha do vij të takoj…”.

Martinaj i thotë: “…Juli? S’besoj aty! Julin maje peng, jep 5 milion dhe mbaje në emër tim. Ose ta mbaj unë, menoje kët vetë…veç peng më intereson, me u mar lekët. Me e vra, ça fitoj…sa mallista ka rrugve…”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related