Pyetja përse duhet të gënjesh, merr përgjigje të ndryshme në varesi të hallit që ka zënë gënjeshtarin.
Çdo ditë që kalon po i nxjerr kallajin sajesave të prokurorëve politik dhe tellalleve të tyre mediatik.
Ajo që të bën përshtypje është se në mungesë të gënjeshtrave të reja riciklohen me të njëjtin pathos gënjeshtra e vjetra.
Dosja e quajtur “Partizani” do të hyjë në histori si rasti kur për të goditur politikisht kundershtarin nuk kursehen, shpifjet dhe çerek të vertetat.
Edhe pse ka kaluar një vit nga çmontimi i sajesave edhe sot në qarkullimin e mediave dhe analistëve të qeverisë thuhen si të vërteta gënjeshtrat që bëjnë mu… dhe bëjmë fjalë për një dosje ku rezultati final është “marrja dhe zhvillimi i pronës nga pronarët”
Gënjshtra nr. 1 Pronarët janë shpronësuar.
Mbi këtë kallëzim të Taulant Ballës 4 vite më parë nisi dosja e famshme. Tashmë e provuar që është shpifje edhe nga vetë SPAK, e megjithatë edhe sot e kësaj dite qarkullon shpijfa “pronarët janë shpronësuar” !
Gënjeshtra nr 2 Qeveria Berisha nisi privatizimin e klubit.
Këtu tellallët që mbështeten mbi dosjen e SPAK kanë “të drejtë” se prokurorët kanë fshehur shkresat e tre ministrave socialistë që kanë inicuar procesin. Por shkresat ekzistojnë edhe pse SPAK nuk ka denjuar t’i fusë në 500 faqe!
Gënjeshtra nr 3. Pronarët kanë përvetësuar 852 metra toke publike.
Edhe pse këto 852 m janë ende aty ku kanë qenë, pra, tokë publike, kjo sajesë përdoret si argument abuzimi.
Gënjeshtra nr 4. Malltezi me 110 metra u bë milioner.
Ky është rasti klasik i çerek të vërtetave që hidhen në publik për të impresionuar njerëzit. Malltezi është trashëgimtar me 410 m2. Ka investuar për të blerë tokë që mos hynin të tretë dhe të krijonin situatë pengmarrje edhe mbi 2100 m2 te tjera, pra, ka hyrë në investim me mbi 2500 apo 2600m2.
Gënjeshtra nr 5. U privatizua një pronë publike (sportive).
E vërteta është krejt ndryshe. Klubi shumësportësh ishte i zaptuar dhe pronarët që blenë pronën e tyre nuk lanë asnjë prej 42 familjeve pa shtëpi. Madje dhuruan edhe çerdhe dhe kopësht për ta. Sa i përket klubit Partizani ai ishte i uzurpuar nga “dy biznesmenë” pa kontratë dhe pa paguar asnjë qindarkë në shtet. Dhe kjo histori na çon te gënjeshtra e radhës.
Gënjeshtra nr 6. Gjenerali kundërshtoi procesin e privatizimit….
Në fakt kjo gënjeshtër nuk gjendet në dokumenta, por tellallët e SPAK pa lexuar asgjë e nxorrën si hero “gjeneralin” kur në të vërtetë më e pakta që mund të thuhet është paaftësi dhe më e shumta i korruptuar. Ky farë gjenerali, kur prona ishte e privatizuar dhe lekët ishin paguar raportonte me shkrim: “Nuk futem dot në pronë se nuk na lenë”….
