E rëndë/ Po shkonte me taksi në spital, por përplaset nga një makinë, vdes i moshuari

Data

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Greqi, ku një i moshuar është përplasur për vdekje teksa shkonte në spital me taksi.

Ngjarja ka ndodhur në Heraklion, ku 85-vjeçari ishte duke udhëtuar me taksi për në spitalin e Venizelio. Menjëherë pas përplasjes, i moshuari është transportuar për në spital, por fatkeqësisht mbërriti pa shenja jete.

Ende nuk dihen arsyet pse i moshuari ka qenë duke shkuar në spital.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related