Rikthehen “100 fshatrat”, Qeveria “zgjidh thesin” për zonat rurale në prag të zgjedhjeve

Data

Dukej se ishin lënë në harresë, por qeveria ka vendosur të ktheje edhe një herë vëmendjen tek projekti “100 fshatrat”. Programit të nisur në korrik të vitit 2018 me qëllim “zhvillimin e periferisë” i janë shtuar 1.3 miliardë lekë, nga 1 miliardë të parashikuara në fillim të vitit.

Përse pikërisht tani ky mbi-dyfishim buxheti? “Jemi tashmë pak se një vit nga zgjedhjet dhe tashmë e kanë rihapur historinë e vjetër të “100 fshatrave” me burime të reja të financimit.”, thotë pAgron Haxhimali, ekspert i financave vendore.

Referuar të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në pak më shumë 6 vite, më pak se gjysma e 100 fshatrave të përzgjedhur përfituan investime. Pjesa më e madhe e investimeve janë përqendruar në Jug të vendit, në fshatrat bregdetare dhe kryesisht kanë të bëjnë me rijetëzimin e shesheve dhe fasadave. Kjo sipas ekspertëve për shkak të mungesës së koordinimit dhe copëzimit të investimeve.

“Fakti që i janë rikthyer, edhe pse me qëllime elektorale, e konsideroj si një lajm të mirë që të shkojnë para’ për fshatin, për bujqësinë , për agro-turizmin. Të shkojnë para’ për ata qytetarë të paktë që kanë mbetur në fshat dhe të përmirësohet sado pak jeta dhe të kemi një ekonomi rurale më të qëndrueshme.”, thotë Haxhimali.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related