“Rrjeti i Bazelit” letër Mirela Kumbaros, kërkesë urgjente që të testojnë publikisht mbetjet e rrezikshme që…

Data

“Rrjeti i Bazelit” i ka dërguar ditën e djeshme një letër zyrtare Ministrisë së Mjedisit, lidhur me 102 kontejnerët me mbetjet toksike që kanë dalë nga Porti i Durrësit. Aty u bëhet thirrje autoriteteve shqiptare, që të testojnë mbetjet e dyshuara të rrezikshme, të cilat po kthehen mbrapsht për në Portin e Durrësit. Ndërkombëtarët ngrenë alarmin për falsifikim analizash “Dëshiroj të prezantohem si Drejtor Ekzekutiv i Basel Action Network, një OJQ globale që mbështet zbatimin e Konventës së Bazelit, traktati i OKB-së që rregullon lëvizjen ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme.

Siç jeni pa dyshim të informuara, ne kemi ngritur alarmin lidhur me 102 kontejnerë transporti që dyshojmë se përmbajnë mbetje të rrezikshme, të cilat po kthehen në Durrës, Shqipëri, pasi kishin lënë këtë port në fillim të korrikut të këtij viti me destinacion Tajlandën. Është thelbësore për shëndetin e qytetarëve të Shqipërisë dhe mjedisin, si dhe për respektimin e ligjit ndërkombëtar, që këta kontejnerë të testohen për të përcaktuar nëse përmbajnë mbetje të rrezikshme, siç dyshohet, në mënyrë që të merren masat e duhura. Po ju shkruaj për të propozuar një plan të thjeshtë dhe transparent për testimin e këtyre mbetjeve të dyshuara me kthimin e tyre në Durrës. BAN është në dijeni se kjo çështje ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në media brenda Shqipërisë, së bashku me shumë thashetheme dhe spekulime.

Ne jemi të shqetësuar se, nëse nuk zbatohet një plan i mirëfilltë për pranimin dhe marrjen e mostrave të mbetjeve të dyshuara, kjo mund të çojë në teori konspirative, mungesë transparence dhe dezinformim që nuk i shërben askujt. Prandaj besojmë se hapi më i mirë për qeverinë e Shqipërisë dhe qytetarët shqiptarë është që kontejnerët të hapen publikisht dhe të merren mostra të ndara. Kjo do të vendoste qeverinë në një dritë pozitive, duke treguar se po mbron qytetarët dhe mjedisin nga ndotja. Gjithashtu, kjo do ta mbronte qeverinë nga çdo akuzë e mundshme për mashtrim apo mungesë transparence. Një ngjarje e hapur publike do ta vendoste Shqipërinë si një shembull pozitiv të zbatimit efektiv të Konventës së Bazelit”, thuhet në letër.

Dyshime për trafik ilegal

Ndër të tjera, në letrën e Rrjetit të Bazelit drejtuar ministres Kumbaro nënvizohet se nëse kontejnerët përmbajnë materiale të rrezikshme, atëherë ato nuk mund të ishin dërguar në një vend tjetër pa pëlqimin me shkrim të vendit eksportues Shqipëria, në vendet tranzit të Italisë, Maltës, Marokut, Afrikës së Jugut dhe Singaporit, si dhe vendi importues Tajlanda. Kjo sipas tyre, ngre dyshime të arsyetueshme se kemi të bëjmë me një ‘trafik ilegal’ ndërkombëtar të mbetjeve toksike. Siç e dini, Shqipëria është një Palë në Konventën e Bazelit, e cila rregullon çdo dërgesë ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme midis vendeve. Nëse kontejnerët përmbajnë materiale të rrezikshme, atëherë nuk mund të ishin dërguar në një vend tjetër pa pëlqimin me shkrim të vendit eksportues, Shqipërisë, vendeve tranzit si Italia, Malta, Maroku, Afrika e Jugut dhe Singapori, dhe vendit importues, Tajlandës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related