Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë për media është shprehur dje se mercenarët e organizatës kriminale Skapi i Partisë, fshehin një të vërtetë tjetër kapitale në këtë proces: Ligji Nr.9235, datë 29.7.2004, PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS neni 7, që titullohet: pronat që nuk kthehen, në pikën 1 të këtij neni, rreshtohen te gjitha pronat publike dhe shtetërore që nuk kthehen. Berisha theksoi se ligji bazë i kthimit dhe kompensimit të pronave ndalon çdo tjetërsim të pronës publike apo shtetërore në pronësi apo përdorim të dikujt tjetër përveç pronarit të shpronësuar.
“Edhe njëherë çdo propozim për tjetërsim pronësie për pronat publike apo shtetërore, që sipas ligjit 9235, nenit 7/1, nuk kthehen, në pikën 2 të këtij neni, ky ligj detyron që këto prona t’ju kthehen vetëm pronarëve legjitimë të shpronësuar, në rastin konkret toka iu kthehet të shpronësuarve në qoftë se ato propozohen për tjetërsim. Pra, ligji bazë i kthimit dhe kompensimit të pronave ndalon çdo tjetërsim të pronës publike apo shtetërore në pronësi apo përdorim të dikujt tjetër përveç pronarit të shpronësuar. Shtoj këtu se mercenaret e organizatës kriminale Skapi i Partisë injorojnë në këtë rast faktin se pronaret legjitimë të territorit të Klubit Partizani, të shpronësuar nga regjimi komunist, kanë paraqitur nga viti 1995 gjer në vitin 2005 në mënyrë të përsëritur kërkesën pranë autoriteteve zyrtare për ushtrimin e të drejtës së njohur me ligj dhe vendime të KKKP për parablerjen e objekteve të Klubit Partizani të ndërtuara mbi tokën e tyre.
