Paloka “shqetësohet” për Ramën: Ka 3 muaj që del përditë në ekrane më të njëjtat rroba

Data

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka ironizuar me deklaratat e një rilindëse të re, të bëra në media, se Edi Rama ka lënë pas dore veten e tij.
Sipas Palokës, Rama e ka lënë pas dore veten, sepse përditë del me të njëjtat rroba.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” deputeti demokrat, ka treguar edhe një episod nga vitet e rinisë së kryeministrit.

Reagimi i plotë i Edi Palokës:

Kur kanë të drejtë, kanë të drejtë.
E ka lënë veten pas dore!
Ka tre muaj që më del përditë në tv më të njëjtat rroba; nga stadiumi, tek asambleja e PS; nga Thethi në Evrope…
Po lahu e ndrrohu të paktën ooo… se thonjtë e dijmë që e ke siklet ti presësh.
P.S

Në fakt kjo është të pretendosh shumë nga Rama. E kam treguar dhe here tjetër se nuk më hiqet nga mendja si rast. Kur ne gazetarët rrinim tek ai që quhej ‘klubi i Fidelit’, një ditë me shi hyn ky në lokal me një pallto të madhe të zezë.
Sa hyri, lokali kutërboi nga era e keqe. Siç duket dikush nga ata që takoi ja vuri në dukje ose e pyeti për këtë sepse ky ngriti zërin që ta dëgjonin dhe të tjerët: ‘kam gjashte muaj pa u lare’- tha me mburrje se ne atë kohe bënte gjoja si hipi.
E vërteta është që ujin e ka patur dhe e ka inat…

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related